Shoqëri si e tyre! Bruno feston ditëlindjen, Klajdi e uron me një foto që ska nevojë për fjalë

2 nëntori është një ditë speciale për Brunon, i cili sot feston ditëlindjen e tij.

Në mesin e urimeve të shumta artisti mori një urim të veçantë nga miku i tij i skenës dhe i jetës, Klajdi Haruni.

Dyshja njihen për shoqërinë që kanë duke qenë bashkë në çdo moment si në skenë por edhe në jetën e përditshme dhe padyshim sot nuk do të mungonin fjalët e ndjera.

Klajdi ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqen të dy të përqafuar duke kënduar dhe e ka shoqëruar me fjalë shumë emocionuese.

“Gëzuar vllai im, me këtë foto që s’ka nevoje për shume fjalë, sepse flet vetë shpirti që është plot…”, ka shkruar këngëtari. “Bashkë shpirti im”- ia ka kthyer Bruno.