Serbia është shokuar nga rasti i rëndë i një babai 45-vjeçar që për 7 vite ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, që kur kjo e fundit ka qenë 6 vjeçe.
Aktualisht vajza është 13 vjeç.
Dukë marrë shkas nga historiku penal i këtij personi, si i dënuar më parë për pedofili, pjesëtarët e Sektorit të krimit të teknologjisë së lartë në Beograd kanë vazhduar të mbajnë nën vëzhgim 45-vjeçarin.
Ç’ka e bën edhe më tragjik rastin janë dyshimet se i arrestuari i incizonte veprimet e tij me të bijën minorene teksa abuzonte me të seksualisht dhe ato pamje ua dërgonte të tjerëve në rrjetet sociale. Sipas mediave, 45-vjeçari është nga Novi Pazari.
Policia nuk ka dhënë më shumë detaje nga ngjarja e rëndë, duke mos hedhur dritë për nënën e vajzës, nëse ata ishin bashkë apo jo dhe nëse ajo ka qenë në dijeni të këtyre veprimeve.