Shmangni këto 3 shprehje nëse nuk doni të dukeni të pasigurt

Ju e dini që edhe shprehjet më të zakonshme mund të kenë ndikim të madh në mënyrën se si ju perceptojnë njerëzit. Në një intervistë pune, disa fjalë mund të jenë ndryshimi midis jush që dukeni si një konkurrent/e i/e sigurt dhe dikujt që nuk është i/e sigurt për aftësitë e veta. Është e rëndësishme të zgjidhni fjalët me kujdes dhe të përdorni një gjuhë të sigurt, thonë ekspertët e komunikimit Kathy dhe Ross Petras.

Çelësi është të jesh këmbëngulës/e pa qenë tepër agresivë. Strategjia mund të jetë veçanërisht e dobishme kur komunikoni me një shef, bashkëpunëtor, mik ose partner.

Nëse shmangni këto tre shprehje, me siguri që nuk do të dukeni më të pasigurtë në sytë e të tjerëve.

#1 “Më vjen keq të pyes, por…”

Të thuash “Më fal” mund të duket si një gjë e sjellshme, por përdorimi i tepërt i këtij togfjalëshi, veçanërisht në situata që nuk kërkojnë falje mund të zvogëlojë ndikimin e asaj që thoni. Thjesht kërkoni atë që doni me këto fjali si: “A mund të ma dërgoni këtë email?” ose “A mund të më ndihmoni ta pasqyroj këtë projekt në laptopin tim?”.

#2 “Unë thjesht…”

“Thjesht” është një fjalë e vogël, por që sjell probleme të mëdha. Nëse jeni nervoze ose të pasigurt gjatë një takimi ose bisede, ndryshimi i disa fjalëve nuk do të ndryshojë mënyrën se si ndiheni. Por ju mund ta përgatisni mendjen tuaj për këto situata duke bërë ushtrime qetësuese si meditimi, shëtitja, ripërsëritja e fjalëve etj.

#3 “Unë nuk e di”

“Nuk e di” është një shprehje e zakonshme për të mbushur hapësirën derisa njerëzit të mund të plotësojnë mendimet e tyre. Por, kjo mund t’ju bëjë të dukeni të paaftë. Në vend të kësaj, thoni diçka si: “Kjo është një pyetje interesante. Më jepni pak kohë të mendoj për këtë.” Është më e lehtë të thoni “Nuk e kam idenë”, kur përballeni me një problem se sa të përpiqeni të ofroni zgjidhje. Të jeni i/e qetë dhe i/e sigurt në përgjigjen tuaj i tregon personit që keni përballë se jeni një lojtar ekipi i/e gatshme për të gjetur zgjidhjen e problemeve.