Shmanget tragjedia “Alma 2″/ Një 27-vjeçare tenton të hidhet nga lumi Buna me 4 fëmijët

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Shkodër që mund të kishte të njëjtat pasoja si Alma Arrazi me 3 fëmijët e saj

Një nënë 27-vjeçare ka tentuar të hidhet në lumin Buna bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur.

Mirëpo falë ndërhyrjes së patrullave në zonë, e reja është ndaluar dhe është shoqëruar më pas në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë.

Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.

27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.