“Shkove në Dubai se mbete pa lekë”, Enca me reagim të gjatë për komentuesit që merren me të “Të jesh e suksesshme nuk do të thotë të kesh një sheik apo dashnor pas vetes”

Enca Haxhia është nga vajzat e showbizit shqiptar më të ndjekura dhe të komentuara në rrjetet sociale.

Këngëtarja prej javësh po vazhdon të qëndrojë në Dubai, atje ku përmes postimeve shohim se po bënë pushime goxha luksoze.

Kjo nuk është komentuar mirë si duket nga disa ndjekës, të cilëve Enca vendosi fillimisht t’i përgjigjej me një foto.

“Paske mbetur pa lekë e paske shkuar në Dubai…’. Po të kisha mbetur pa lekë do rrija aty ku rini ju që komentoni këto. Ju ruajte Zoti”, ka shkruar Enca në një fotografi të ndërtesave të Dubait që ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.

Tutje, këngëtarja ka publikuar edhe disa video të njëpasnjëshme, duke shpjeguar se nëse njerëzit që kritikojnë vazhdojnë t’i urrejnë personat që bëjnë një jetë të mirë, s’do të kenë kurrë mundësinë të bëhen si ata.

“Ndërsa mamatë tuaja apo prindërit tuaj ju kanë mësuar që të jesh një femër e suksesshme që jeton një jetë të bukur dhe që është e pasur, është e suksesshme – duhet t’i hipi dikush sipër, më vjen keq për ju. Nuk dua t’i ofendoj as ata njerëz që kanë këtë mentalitet, vazhdo mbajeni. Vetëm dua t’ju kujtoj se: Në ju urreni personat e pasur, të suksesshëm, të lumtur, kurrë nuk do të bëheni i pasur, i suksesshëm ose i lumtur, sepse kurrë nuk mund të bëhesh diçka që ti e urren, diçka që ti nuk e pëlqen”, thotë ajo.

Më tej, Enca tha se do vazhdojë ta shijojë jetën e saj në maksimum, pasi komentet e të tjerëve nuk i prishin aspak punë.

“Mua nuk më prishin aspak punë komentet tuaja. Unë do vazhdoj do jetoj këtu në Dubai, në suitën time, në hotelin tim me pesë yje, do i hipi avionit në ‘bussines class’, do i hipi jahtit tim, do vazhdoj të paguaj gjërat e mia, do e bëj qejfin tim në maksimum edhe në fund të ditës nuk mund t’i justifikohem askujt për jetën time, sepse të gjithë ju që i shihni këto storje, e dini kush jam”, ka thënë ndër të tjerash këngëtarja.

Ajo gjithashtu pati një lutje që të paktën vajzave të reja të mos u jepet shembulli, se për të qenë e suksesshme, duhet patjetër ndihma e një njeriu të pasur.