Shkopi i Fifit/ Ish-banorja e famshme REAGON: Mos u tallni, e kam përjetuar vet

Ka qenë në vëmendje debati mes Semit dhe Fifit natën e mbrëmshme i cili është komentuar gjerësisht në rrjet dhe nuk kanë munguar as komentet e një prej ish- banoreve të shtëpisë të famshme.

Genta bën thirrje ndjekësit që të mos tallen me ankthin e panikun sepse e ka kaluar dhe vetë.

“Sa turp me vjen qe degjoj keto diskutime, nga artiste qe i kemi adhuruar e degjuar. Dhe dicka, mos u tallni me pjesen e ankthit dhe te panikut, sepse me ka ndodhur edhe mua, hera e fundit, mu fut keq nje makine do parakalonte por kisha maune para dhe ndali mes meje e maunes per nje moment me kapi paniku aq keq, sa mezi merrja fryme, me vinte per te vjelle,nje nxehtesi ne stomak dhe gjunje te keputura. Mezi e mblodha veten, aty kuptova vertet se si eshte kriza e panikut, dhe se nuk eshte thjesht dicka e shpikur nga njeriu. Une shqetsohem shume edhe kur shoh nje njeri qe eshte agresiv qofte dhe me nje roje, kamarier etj me kap nje mini- panik ose ankth sic po i themi tani rendom. Dhe te shoh nje njeri duke ardh verdalle, me shkop ne dore (si nestori bilishtit) detyrimisht do trembem.Tani gjithe keta banore qe po mbeshtesin fifin dhe qeshin, per mendimin tim jane me copa druri se ajo qe ka Fifi ne dore.Edhe ata qe e tallin Semin jo po shtirej jo kshu, nuk kam fjale. Vetem ketu ndodh ti japesh vlera nje njeriu me shkop ne dore, dhe te tallesh me njerez me psikologji te dobet dhe vulnerabel”, shkruan Genta.