“Shihemi në gjyq” Flori Mumajesi kërkon seancë të pazakontë nga Eni Çobani!

Flori Mumajesi dhe Anxhelina Hadërgjonaj ka pak ditë që kanë publikuar projektin e tyre të parë së bashku.

“Anash & Doja” përmban jo një por dy këngë dhe erdhën të realizuara me videoklipe.

Këngët morën pëlqyeshmëri të madhe të publikut dhe po dëgjohet kudi, madje edhe nga juristja e njohur Eni Çobani.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto nga “Shihemi në gjyq” dhe e ka shoqëruar me këngën “Anash”.

Flori i ka bërë repost videos duke bërë një kërkesë të pazakontë për avokaten.

“Pupupu shihemi në gjyq. Po munde Zonja Eni një seancë ndërmjetësimi me gjumin dua unë”, ka shkruar ai krahas fotos.

Duke se puna në studio për të sjell këngë të reja ka lënë pa gjumë artistin.