Snoop Dogg jep detaje nga Lojërat Olimpike në Paris por me sa duket jo më kot. Mësohet se ai për këtë ka marrë një shumë milionëshe.
Snoop Dogg-u, 52 vjeç, me sa duket është kudo në Lojërat Olimpike në Paris.
Por reperi nuk është në Paris vetëm për argëtim. Reperi është korrespondent i transmetuesit amerikan NBC-i, i cili ka të drejtat televizive për lojërat.
Së bashku me prezantuesin olimpik Mike Tirico , reperi komentoi garat. Me sa duket ai ka fituar shumë para për këtë.
Sipërmarrësi amerikan Henry McNamara bëri publike shumën e supozuar që Snoop Dogg-u do të fitojë gjatë Lojërave Olimpike në një postim në Platformën X.
Sipas kësaj, Snoopi merr një gjysmë milioni dollarë amerikanë (rreth 450,000 euro) në ditë.