Sipas Celebrity Net Worth, këngëtarja me famë ndërkombëtare është vlerësuar se ka një pasuri neto në shumë prej rreth tetë milionë dollarësh (7.4 milionë euro) në vitin 2024.
Ylli ndërkombëtar i muzikës filloi karrierën e saj solo në vitin 2013 kur nënshkroi kontratë me Warner Bros.
Rexha publikoi këngën e saj të parë, “I Can’t Stop Drinking About You”, më 21 mars 2014. Kënga arriti në vendin e 22-të në top lista, gjë që e bëri atë të bënte EP-në e saj debutuese, I Don ‘T Wanna Grow Up, në 2015.
Në vitin 2017, ajo publikoi një dokumentar për ngritjen e saj në yll, Bebe Rexha: The Ride, i cili u shfaq premierë në MTV.
Në vitin 2018, Rexha debutoi albumin e saj të parë, Expectations, dhe u nominua për si “Artistja Më e Mire e Re” në Çmimin e 61-të të Grammy.
Rexha më pas bashkëpunoi me disa emra të famshëm për këngë si “No Broken Hearts” me Nicki Minaj , “Back to You” me anëtarin e One Direction Louis Tomlinson dhe “The Way I Are (Dance With Somebody)” me Lil Wayne.
Një nga hitet më të mëdha të Rexhës, “Me, Myself & I”, i cili përfshinte G-Eazy, arriti kulmin në numrin 7 në Billboard Hot 100 dhe # 1 në tabelën e këngëve pop amerikane.
Para se të bëhej edhe vetë interpretuese, Rexha shkroi këngën “GloWing” të Selena Gomez dhe “The Monster” të Eminem dhe Rihanna, ky i fundit u shfaq në albumin e katërt të reperit, The Marshall Mathers LP 2. Ylli gjithashtu shkroi dhe këngë për emra të mëdhenj si Pitbull, David Guetta, Bella Thorne, Iggy Azalea dhe Nick Jonas.