Sherri mes Elias dhe Princ Lekës, Policia mohon akuzat e ngritura nga Oborri Mbretëror

Pas videos së publikuar në rrjet ku konfrontohen fizikisht Princ Leka dhe Elia Zaharia të cilët pretendojnë se videot dhe deklaratat janë shpërndarë prej policisë një reagim ka ardhur prej tyre.

Pas denoncimit për dhunë, të Princ Lekës dhe Elia Zaharias, ka reaguar Policia, e cila thotë se të dyja palët pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri dhe janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Mirëpo asnjë shpërndarje e videove nuk është bërë prej Policisë ku këta të fundit kanë mohuar akuzat: Kjo video nuk ka dalë nga strukturat tona.