Sheron Stone: Jam 65-vjeç, por ndihem më seksi se kurrë

Dikur një seks-simbol, Sharon Stone, tashmë 65-vjeç, thotë se ende shumë meshkuj dëshirojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale me të.

“Mendoj se jam më e nxehtë se kurrë. Në moshën 60-vjeçare, njerëzit mendojnë se nuk të shikojnë më. E vërteta është se shumë njerëz duan të flenë me mua si dikur. Nuk është sepse nuk je seksi, por nuk është aq e lehtë për të bërë seks me ty, nuk je aq e lehtë për t’u hequr qafe dhe nuk je aq e lehtë sa për të mbyllur gojën. Gjithashtu nuk je aq e lehtë sa dikush të kryejë marrëdhënie me ty dhe më pas të të hedh pas. Nuk është se nuk je seksi, je më seksi se kurrë”, shprehet Stone.

Stone beson se të qenit më me përvojë në jetën reale është më mirë për një marrëdhënie.