Zyrtarisht ka nisur sezoni i Virgjëreshës, një periudhë që premton të sjellë ndryshime dhe përmirësime në jetën tuaj.
Me planetët që rreshtohen për të nxitur energjinë e rendit, produktivitetit dhe kujdesit për detajet, ky sezon është më shumë sesa thjesht një ndryshim i yjeve. Rikthehu në rutinë dhe vendos prioritete të reja. Sezoni i Virgjëreshës është periudha e duhur për të nxitur njerëzit të ristrukturojnë jetën e tyre dhe të rikthehen në rutinë. Ky është momenti ideal për të rimenduar jetën tënde të përditshme. Merr kohë për të rishikuar qëllimet e tua, të vendosësh prioritete të reja dhe të përqendrohesh në atë që ka vërtet rëndësi.
Organizo jetën tënde dhe rrit efikasitetin. Virgjëresha sundohet nga Mërkuri, planeti i komunikimit dhe mendimit analitik, që do të thotë se tani është koha për të organizuar hapësirat dhe mendimet e tua. Ky është një sezon ideal për të bërë një pastrim të mirëfilltë të hapësirave fizike dhe mendore. Kujdesu për shëndetin dhe mirëqenien. Nëse ka një kohë të përshtatshme për t’u përqendruar në shëndetin tënd, është pikërisht tani. Virgjëresha ka një lidhje të ngushtë me trupin dhe mirëqenien dhe astrologët sugjerojnë të shfrytëzosh këtë periudhë për të filluar ose përmirësuar regjimet e kujdesit për veten.
Qoftë ushtrimi, dieta apo meditimi, tani është momenti të fillosh një rutinë të shëndetshme që mund ta ndjekësh gjatë. Përmirëso marrëdhëniet personale. Në këtë periudhë, Virgjëresha nxit ndjenjat e kujdesit dhe përkushtimit ndaj të tjerëve. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të riparuar marrëdhëniet dhe për t’u kujdesur më shumë për njerëzit që do. Kujdesi për të tjerët dhe përmirësimi i komunikimit mund të sjellë harmoninë që ke kërkuar.
Ndërto një plan afatgjatë për sukses. Me fokusin e saj në detaje dhe planifikim, kjo periudhë mund të të ndihmojë të krijosh një plan të qëndrueshëm për të ardhmen. Vendosja e bazave për suksesin afatgjatë duhet të fillojë tani. Sezoni i Virgjëreshës nuk është vetëm për ata që kanë këtë shenjë të horoskopit, por është një ftesë për të gjithë ne që të përmirësojmë veten dhe jetën tonë. Duke ndjekur këshillat e lartpërmendura dhe duke përqafuar energjinë analitike dhe organizative të Virgjëreshës, mund të ndërtosh një themel të fortë për muajt që vijnë. Tani është koha të përfshish këtë energji në jetën tënde dhe të bësh ndryshimet që gjithmonë ke dashur.
Ndërkaq, ky është retrogradi i dytë i Mërkurit për këtë vit, një fenomen që ndodh tri herë në vit. Sipas astrologjisë, gjatë këtyre periudhave mund të përjetojmë më shumë ndërprerje, keqkuptime dhe vonesa në fusha të tilla si komunikimi, teknologjia, udhëtimet dhe tregtia. Pra, kur përfundon Merkuri retrograd dhe çfarë ndodh gjatë kësaj periudhe? Në astrologji, Mërkuri retrograd është i lidhur me vështirësi në komunikim, teknologji, udhëtime dhe planifikime. Është e rekomandueshme që të shmangen fillimet e projekteve të reja gjatë kësaj periudhe dhe të jemi më të kujdesshëm në komunikim. Retrogradi i Mërkurit, që është i dyti për këtë vit, filloi më 4 gusht dhe përfundon më 29 gusht.