Sërish krizë në martesën e Agon Amigës, zbulohen detaje rreth raportit momental mes tij dhe Egzonës

Pas pesë vitesh i shkëputur nga jeta publike përshkak të largimit në Gjermani, Agon Amiga u rikthye në Prishtinë së fundmi.

Reperi solli një bashkëpunim me Lyrical Son por risi ka edhe në jetën personale.

Sipas prive raporti i tij me Egzonën, gruan e tij, nuk është në ditët më të mira.

Kjo e fundit nuk e ndjek më as Agonin e as familjen e tij në rrjetet sociale teksa të gjithë fokusin e ka tek djali.

Sipas burimeve nuk bëhet fjalë për një ndarje përfundimtare por aktualisht për një krizë.

Agoni dhe Egzona u martuan në vitin 2013, patën një ndarje publike në 2015 teksa i dhanë sërish vetes një shanc kur u bënë prindër dhe Agoni u zhvendos në Gjermani.