Sensacionale! U rrah nga një tifoz 20 minuta para garës, atleti francez fiton garën me sy të mavijosur (VIDEO)

Wilfried Happio ka fituar në mënyrë sensacionale kampionatin francez të 400 metrave me pengesa – pavarësisht se u sulmua vetëm 20 minuta më parë në skena tronditëse.

Atleti francez i vendosur për të garuar në takimin kombëtar në Caen të shtunën në mbrëmje, ishte duke u ngrohur kur u sulmua.

Një person kaloi në mënyrë të jashtëzakonshme sigurinë dhe sulmoi dhunshëm yllin 23-vjeçar të pista, duke goditur me disa grushte në fytyrë.

Olivier Vallaeys, trajneri i atletit, u detyrua të ndërhynte për të bllokuar sulmuesin, përpara se policia t’i arrestonte ata përfundimisht.

Happio mbeti i mavijosur, me gazetën franceze RMC Sport që raportoi se ai ishte i gjakosur vetëm pak çaste para garës.

Por, ai e deklaroi veten të aftë për të konkurruar – duke shkuar në pistë me një sy të mbështjellur nga një shirit – dhe e fitoi atë në mënyrë dramatike me kohën më të mirë personale prej 48.57.

Ai tha pas garës: Nuk dua të ndalem në të. Këtë ua lëmë njerëzve kompetentë. Për të folur për garën, kemi punuar shumë. Ndjenjat ishin të mira. Jam i lumtur që e bëra këtë herë. Fizikisht është mirë”.