Selena Gomez ka dhënë një tjetër sinjal që ajo dhe i dashuri Benny Blanco janë fejuar.
Gjatë daljes së fundit, fansat vunë re një detaj rreth pamjes së saj, që menduan se ishte fejuar në fshehtësi.
32-vjeçarja ndau një foto ku shihej bashkë me studentët. Ajo kishte veshur një këmishë të bardhë me mëngë të gjata dhe kishte bashkuar duart njëra mbi tjetrën në tavolinë.
Një burim i afërt zbuloi se ajo posedonte një unazë ari në gishtin e unazës së majtë.
Më 8 gusht ajo ndau një selfie në Instastory ku qëndronte para një pasqyrë të madhe e veshur me një fustan krem dhe një palë taka.
Ajo vendosi një emoji me zemër mbi foto duke mbuluar gishtin e majtë.
Benny dukej prapa fotos, e cila dukej se është realizuar në një banjë hoteli.
“Një natë jashtë”, kishte shkruar Selena përbri fotografisë.