Videoja prezantuese e filmit të ri “Emilia Pérez” ka sjellë një version tjetër të Selena Gomez që është edhe një prej aktoreve protagoniste. Selena bionde me flokët në versionin e shkurtër bob duket kaq ndryshe, sa gati nuk njihet në rolin e ri.
Ajo vendosi që t’u tregojë ndjekësve të saj copëza nga filmi i ri përmes një postimi në Instagram, ku Selena shfaqet me flokët e shkurtër mbi supe dhe 100% bionde, ndërsa prej shumë kohësh ajo nuk ka hequr dorë nga flokët e errët dhe brunë.
“Emilia Pérez” është një dramë muzikore që ka në fokus zhvillimet brenda një karteli droge në Meksikë. Ky është roli i parë i Gomez në gjuhën spanjolle.
“Gjëja më e frikshme ishte të flisje në spanjisht, sigurisht,” rrëfeu ajo për “Vanity Fair” pak kohë më parë.