Sekreti i tërheqjes fizike: çfarë zbulon fytyra për përputhjen intime

Thuhet se ndonjëherë mjafton një shikim për të ndjerë nëse ke “klik” me dikë – dhe sipas disa ekspertëve, fytyra mund të japë sinjale të tilla. Një teori nga fusha e leximit të fytyrës sugjeron se disa detaje fizike lidhen me mënyrën si një person përjeton dëshirën dhe marrëdhëniet intime.

Sipas kësaj qasjeje, pjesa e poshtme e fytyrës, konkretisht hapësira nga hunda deri te mjekra, mund të lidhet me nivelin e libidos. Sa më e theksuar të jetë kjo zonë, aq më e fortë konsiderohet energjia dhe dëshira seksuale e individit. 

Po ashtu, forma e nofullës interpretohet si një tregues i stilit në marrëdhënie: një nofull më e gjerë lidhet me një natyrë më dominante, ndërsa një më e ngushtë sugjeron fleksibilitet dhe përshtatje ndaj partnerit. 

Edhe tiparet e përgjithshme të fytyrës luajnë rol në këtë “lexim”. Format më të buta e të rrumbullakosura shpesh lidhen me ndjeshmëri dhe kujdes në raport, ndërsa ato më të mprehta apo këndore mund të tregojnë një qasje më individualiste.