Puthjet e pasionuara nuk janë vetëm një shenjë afeksioni, por sipas studimeve ato ndikojnë drejtpërdrejt edhe në emocionet dhe lidhjen mes partnerëve. Ekspertët thonë se gjatë një puthjeje çlirohet oksitocina, e njohur ndryshe si “hormoni i dashurisë”, që ndihmon në krijimin e afërsisë, besimit dhe ndjenjës së sigurisë në çift.
Sipas kërkimeve, puthjet mund të ndikojnë pozitivisht edhe në uljen e stresit dhe përmirësimin e humorit, pasi trupi prodhon më shumë dopaminë dhe endorfina, hormone që lidhen me kënaqësinë dhe lumturinë emocionale. Jo vetëm kaq, por intimiteti fizik shihet si një element kyç për forcimin e marrëdhënieve romantike dhe ruajtjen e pasionit mes partnerëve.
Shkencëtarët theksojnë se çiftet që shfaqin më shumë afërsi fizike dhe emocionale kanë tendencë të ndihen më të lidhur dhe më të kënaqur në raportin e tyre. Një puthje e thjeshtë mund të ketë më shumë ndikim sesa mendohet, duke ndikuar jo vetëm në emocionet e momentit, por edhe në cilësinë e marrëdhënies në afatgjatë.
