Sarën e zë halli me Ledrin! Bën një kërkesë publike për reperin, por PENDOHET shumë shpejt!

Sara dhe Ledri janë padyshim një nga çiftet më të dashur dhe gëzojnë shumë popullaritet në rrjetet sociale. Prej muajit dhjetor të viti të kaluar familja e tyre është zgjeruar edhe me Poemën dhe s’mund të ishin më të plotësuar se kaq. Megjithatë përtej fakti që është një reper shumë i mirë dhe i talentuar, Ledri mbahet edhe si një ndër artistët që ka tërhequr vëmendjen e shumë vajzave për shkak të pamjes së jashtme.

Sarën e ka zënë halli me Ledrin dhe nuk ka hallin e vajzave si e pëlqejnë, por të vetes

Reperi prej kohësh ka vendosur të mbajë flokë të gjatë dhe në formë të shkujdesur.

Një look i tillë blogeres nuk i pëlqen dhe pas disa kërkesash private ajo ka vendosur ti bëjë thirrje publikisht të presë flokët.

Ky mision i duket i pamundur Sarës sa është dorëzuar para ndjekësve, por tregon se edhe kështu po i pëlqen.