Sara Hoxha flet për një shtatzëni të dytë: Vajzë apo djalë?

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë treguar dorëlëshuar dhe kanë ndarë shpeshherë fotografi me vajzën e tyre, Poem Blu që erdhi në jetë në dhjetor të vitit të kaluar.

Së fundmi Sara ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilët i kanë bërë pyetje të ndryshme.

Një ndër ta e ka pyetur nëse dëshiron ta ketë vajzë apo djalë fëmijën e dytë. “Vajzë”, është përgjigjur Sara pa hezituar, duke treguar se dëshiron ta bëjë Poem Blu-në me një motër.