Sara dhe Bardhi së shpejti prindër për herë të parë!

Dy ish banorët e këtij edicioni të Big Brother, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër.

Vetë çifti ka konfirmuar lajmin gjatë një interviste në Top Channel.

Sara Gjordeni dhe Bardhi u njohën dhe u lidhën brenda formatit për ta vazhduar marrëdhënien e tyre përkundër gjithë polemikave dhe dyshimeve edhe jashtë.

Që atëherë ata kanë nisur bashkëjetesën dhe thonë se janë më të lumtur se kurrë pranë njëri tjetrit.