Sapo zbuloi kur rikthehet në ekran? Flet Luana Vjollca: Ja e VËRTETA!

Ditën e sotme është bërë lajm ngado rikthimi i moderatores dhe autores së famshme Luana Vjollca në ekran, madje edhe me show-n që ka në autorësi “Shiko Kush LUAN”. Madje u tha se do të rikthehet me datë 1 Janar.

Por si qëndron e vërteta e këtyre lajmeve që “pushtuan” rrjetin?

Luana Vjollca vendosi të reagojë njëherë e mirë, duke treguar se postimi i saj i një nate më parë është keqkuptuar dhe këto lajme nuk janë të vërteta. Përndryshe ajo premtoi se do të vijë shumë shpejt në ekran dhe me shumë surpriza para se të shfaqet në TV. Por tani ka nevojë për pak pushim pasi lodhja ka qenë e madhe pas një pune shumë të madhe e këtë e ilustron me disa pamje pas xhirimeve të gjata për programin e 1 Janarit të kaluar në mes të të ftohtit.

 “Tani po kuptoj që story i mëparshëm është keqkuptuar!

Ishte thjesht një shprehje dashurie për gjithë ataaa milionaaa që më shkruajnë se duan të shohin “Shiko Kush LUAN” më 1 Janar si përherë. Asgjë më shumë.

Ju dua. Më mungoni dhe ju mua shumë!

 P.s Kur të kemi lajmin e madh do e merrni vesh të gjithë. Deri atëhere “stay tuned”se ka gjëra të reja dhe të bukura!!!”

Pastaj ca pushime i kam merituar dhe une se shihni pak ç’kam heq!”, përfundon Luana duke qeshur./afterparty.al/