Ronela Hajati është një nga këngëtaret që është vlerësuar për lirshmërinë në videoklipe dhe tekstet e veçanta që zgjedh për projektet e saj muzikore.Para një viti, 31 vjeçarja kishte paralajmëruar këngën “Aventura”, por u shty për shkak të pandemisë së Covid-19. Më në fund, Ronela e publikoi projektin që fansat mezi e kishin pritur para 3 ditësh, më 20 Maj.
Ndërkohë që “feedback-u” për këngën ishte tepër pozitiv, ndjekësve të saj i ka bërë përshtypje se pse klipi në Youtube nuk ka tejkaluar shifrën e 1 milionë klikimeve në 24 orë siç ndodh shpesh herë me Hit-et e artistëve, por është parë vetëm 370 mijë herë, ndërkohë që kanë kaluar plot tre ditë.
Për këtë, Ronela ka reaguar në Instagram përmes një statusi bashkangjitur me një pjesë të “Aventura”. Ajo duket se ka thumbuar hapur Dafina Zeqirin, artiste kjo që publikoi këngë në të njëjtën ditë me të, që ka tejkaluar tashmë shifrën e 1 milionë klikimeve. Si shumë projekte të Duffy-t, e cila korr gjithmonë sukses, “Japa” është pëlqyer shumë nga publiku.
“Kam marr kaq shumë video e për këtë këngë si asnjëherë! Dhe pafund komente si nuk ke miliona klikime për një ditë…?Unë nuk kam pasur kurrë shifra të tilla për pak ditë! Sepse nuk i blej dhe çdo artist bën suport të çmendur në YT this is a fact! Madje dhe kur kam dashur t’i blej s’më bëhet. E di çfarë ka rëndesi? Që kur dal në skenë njerzëit i bërtasin refrenet e mia me gjithë shpirt!!! “AVENTURA ” is the masterpiece of having fun! RONELA JU DO!”, shkruan Ronela në postim.
Po ju si mendoni? E kishte me Dafinën apo me koleget në përgjithësi? Mbetet për t’u parë! /Afterparty.al

