Santiana Maloku po vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar në media e shtypin rozë.
Ajo bëri bujë në Big Brother VIP Kosova 2, e më së shumti për raportin me Ylli Dervishin.
Bukuroshja nga Gjakova pas mbarimit të këtij reality show ka zbuluar se nuk flet më me Bucin.
E një postim i fundit që ka bërë në InstaStory, ka bërë të mendohet se i është dedikuar atij.
Kjo pasi në këtë ka përfshirë edhe partneren e Yllit, Verona Osmanin, e cila i bëri surprizë në një nga netët e spektaklit.
“Kur ata duhet të të bllokojnë (në rrjete sociale), për të funksionuar lidhja e tyre”, kanë qenë fjalët e Malokut.
Santiana gjithashtu ka qenë duke shijuar një lidhje me partnerin e saj, Lirimin, për të cilin dihet shumë pak.