Sali Berisha i gjakosur pas goditjes me grusht, dalin pamjet tmerruese (VIDEO)

Sali Berisha u përball me një incident të rëndë ditën e sotme gjatë protestës së organizuar në Tiranë.

Kreu i Partisë Demokratike është goditur nga një qytetar që ndodhej afër tij, derisa motivet deri tash nuk dihen.

Ndërkohë shumë protestues i janë vërsulur personit duke e goditur.

Sali Berisha menjëherë pas sulmit fizik që iu bë është ngjitur në skenë për të mbajtur një fjalim ndonëse pamjet tmerruese tregojnë se është lënduar shumë.