“Sa vështirë, nuk po mundem ta publikoj”, Luana Vjollca shtyn projektin për njeriun e jetës

Teksa të gjithë mezi po prisnim lançimin e projektit të ri, Luana Vjollca ka bërë me dije se publikimi i tij do të shtyhet për një tjetër moment.

Ajo iu ka shprehur keqardhjen të gjithë atyre që tashmë po prisnin orën për ta ndjekur, teksa ka theksuar se e ka tepër të vështirë ta publikojë këtë rrëfim dhe këngë, që mesa duket i përket jetës së saj personale.

“Sa vështirë… Nuk po mundem ta publikoj rrëfimin dhd këngën A Më Ra…i përket shpirtit tim. Më falni kam nevojë për më shumë kohë”-ka shkruar Luana në instagram.


Ende nuk bëhet me dije se kur pritet të vijë ky projekt, por padiskutim do të na surprizojë të gjithëve.

Luana kurrë më herët nuk ka folur rreth jetës së saj private dhe mesa duket ky projekt do të jetë pikërisht rreth kësaj dhe personit që siç e quan ajo “njeriu im i jetës”, për të cilin e ka të vështirë të hapë zemrën.