Sa romantike! Reperi shqiptar i propozon të dashurës në mes të shkretëtirës!

Më bukur se kaq nuk mund ta mbyllte vitin 2021.

Reperi i njohur Dardan, i cili prej vitesh jeton në Gjermani i ka propozuar të dashurës së tij në mes të shkretëtirës.

Çifti kanë udhëtuar drejt Dubait për pushime dhe padyshim do të mbesin më të paharruarat, pasi Hava e dashuria e tij i tha “PO” propozimit për martesë.

Lajmin e ka dhënë vet çifti përmes rrjeteve sociale ku bukuroshja tregon unazën dhe në duar mban një buqetë me lule.

Dyshja jo vetëm në jetën sentimentale janë bashkë por edhe në muzikë.