Moderatori shumë i dashur shqiptar, Labinot Gashi gjatë një interviste për “After Party Show” ka gjetur mënyrën për të falenderuar çdokënd që ka qenë me të përgjatë rrugëtimit profesional, si edhe flet mjaft i prekur teksa pyetet se për kë e ka marrë malli më shumë.
“Kisha dashur vetëm edhe njëherë me e taku dhe me i thonë se e du shumë, babin, por nuk është mundësia asnjëherë me e taku, por ndoshta në atë botë do takohemi”
Veçanërisht mesazhi i tij ishte për shqiptarët e Diasporës, të cilët kanë qenë një suport i madh për të.
“Jemi një! Unë them faleminderit për dashurinë që ma keni dhënë dhe ngrohtësinë sa herë që kam ardhur dhe kam qenë pjesë e juaja. Shqiptarët matanë kufirit.
Po e flas për Shqipërinë e dashur, për ngrohtësinë e tyre që ma kanë lënë, por duke mos harruar asnjëherë shqiptarët e Diasporës edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, apo edhe Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut.
Jam me fat dhe falenderues për secilin prej jush që keni qëndruar gjatë këtyre viteve bashkë me mua.
Sot është një punë e lehtë sepse ekziston një pilot (telekomanda) edhe mundet me ta ndërru kanalin dhe mundet me u largu prej teje, por ju jeni ata që më keni mbajtur sot e kësaj dite me qenë afër jush”-tha Labi.