Sa prekëse, Flori Agalliu shpërthen në lot pasi takon vajzën: Jam shumë krenar për të!

Flori është surprizuar në “Ferma VIP” me një vizitë nga vajza e tij.

Florin në Plevicë u shpreh se i mungon shumë shoqëria, momentet, projektet me ta. Por, gjithashtu fermeri tregoi se i mungon shumë nëna e vetë si edhe vajza.

Flori sapo ka dalë nga Plevica është surprizuar nga vajza e tij si dhe shokët e tij. Mes lotësh Flori ka përqafuar vajzën dhe takoi miqtë e tij, ku kishin ardhur me disa motora, për t’i kujtuar fermerit argëtimet e tyre jashtë ferme.

“Jam shumë krenar që jam baba i kësaj vajze”, tha mes lotësh Flori.