Hulumtimet e fundit tregojnë se aktiviteti fizik, madje edhe në nivele të lehta, ka një ndikim të madh tek shëndeti dhe jetëgjatësia. Sipas ekspertëve, vetëm 10 minuta ecje në ditë mund të shtojnë deri në një vit jetë, sidomos tek personat mbi 60 vjeç.
Studimet zbulojnë se lëvizja e përditshme, si ecja e shpejtë apo ngjitja e shkallëve, reduktor rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa llojeve të kancerit, ndërkohë që rrit gjeneralisht jetëgjatësinë.
Ekspertët këshillojnë që njerëzit që zakonisht nuk janë aktivë të fillojnë gradualisht me disa minuta ecje në ditë, duke shtuar më pas kohën e aktivitetit. “Edhe ndryshimet më të vogla në rutinën e përditshme mund të sjellin përfitime të mëdha për shëndetin”, thonë ata.
Pra, edhe një shëtitje e shkurtër çdo ditë nuk është vetëm relaksuese, por mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek jetëgjatësia.
