E dashura e LIAM Payne, Kate Cassidy, ka ndarë një homazh të ri emocionues për yllin e ndjerë të pop-it duke thënë “ti je engjëlli im mbrojtës tani”, ndërsa ajo zbuloi planet që ata të martoheshin.
Duke shkruar në një postim në Insatgram, Kate tha se ata kishin planifikuar të bëheshin burrë e grua vitin e ardhshëm.
Kate, 25 vjeç, ndau foto të reja të çiftit që ishin në lidhje prej dy vitesh dhe në mbishkrim zbuloi se ata kishin planifikuar të ardhmen e tyre dhe një jetë së bashku.
Një foto tregonte një shënim të shkruar me dorë nga Liam, i cili fliste për shpresat e tij për t’u martuar me Kate brenda një viti.
E dashura e tij zemërthyer gjithashtu e përshkroi yllin e One Direction si dikë që u solli lumturi miliona njerëzve.
Duke e quajtur Liamin “dashuria e jetës sime” dhe “miku i saj më i mirë”, ajo tha: “As nuk di nga t’ia filloj. Zemra ime është copëtuar në mënyra që nuk mund t’i përshkruaj me fjalë.


