Prej 19 ditësh, forcat e ushtrisë së presidentit rus, Vladimir Putin, po tregohen të pamëshirshme, duke marrë jetë të pafajshme në Ukrainë. Pak ditë më parë, ata sulmuan një maternitet ku shkatërroi çdo gjë.
Ditën e sotme, mediat e huaja shkruajnë se si pasojë e këtij sulmi ka ndërruar jetë një grua shtatzënë dhe foshnja e saj. Ajo ishte shtruar në maternitet për të sjellë në jetë foshnjën e saj por bombat ruse u morën jetën pa mëshirë.

Menjëherë në rrjet qarkulluan imazhet e gruas që po dërgohej me urgjencë në një ambulancë me barelë. Fotot dhe videot e atij momenti të tmerrshëm treguan se si rusët po sulmonin edhe më të pafajshme të njerëzimit.
Në videon dhe fotot e shkrepura nga gazetarët e AP pas sulmit në spital, gruaja u pa duke përkëdhelur barkun e saj të përgjakur teksa po e kalonin me barrelë.
Ishte ndër momentet më brutale deri më tani në luftën tashmë 19-ditore të Rusisë kundër Ukrainës. Gruaja u dërgua me urgjencë në një spital tjetër, por më afër vijës së frontit, ku mjekët u përpoqën që ta mbajnë në jetë.
Teksa po kuptonte se po humbiste fëmijën, mjekët thanë se nëna bërtiti me të madhe: “Më vrisni tani!”. Mjekët e sollën fëmijën në jetë me operacion por foshnja nuk kishte “asnjë shenjë jete”.
