Sa e dhimbshme! Këngëtarja e famshme humb bebin gjatë shtatzënisë: “Jam ende në shok …”

Këngëtarja e njohur, Jessie J ka dhënë një lajm të hidhur përmes një postimi në Instagram ku me një foto me test të shtatzënisë në duar ka treguar se kur ka shkuar te mjeku fëmija nuk kishte rrahje zemre.

Jessie shkruan se ishte e emocionuar që do t’i tregonte publikut për shtatzëninë derisa kur shkoi tek mjeku mësoi se bebi nuk kishte më rrahje zemre.

33-vjeçarja tha se shtatzënia ishte një mrekulli dhe se nuk do të heq dorë nga turneu i saj muzikor.

Postimi i plotë i këngëtares:

“Ndihem sikur nuk kam kontroll mbi emocionet e mia. Mund të pendohem që e postova këtë. Unë në fakt nuk e di. Ajo që di është se dua të këndoj sonte. Jo sepse po shmang pikëllimin apo procesin, por sepse e di që të këndoj sonte do të më ndihmojë. Unë kam bërë 2 shfaqje në 2 vjet dhe shpirti im ka nevojë për këtë. Edhe më shumë sot. E di që disa njerëz do të mendojnë se thjesht duhet ta anuloj. Por në këtë moment e kam të qartë një gjë. Kam filluar të këndoj kur isha e re nga gëzimi, për të mbushur shpirtin tim dhe terapinë e dashurisë ndaj vetvetes, që nuk ka ndryshuar kurrë dhe unë duhet ta përpunoj këtë sipas mënyrës time.

Dua të jem e sinqertë dhe e vërtetë dhe të mos e fsheh atë që ndiej. Vendosa të kem një fëmijë vetë. Sepse është gjithçka që kam dashur ndonjëherë dhe jeta është e shkurtër. Të mbetesha shtatzënë ishte një mrekulli në vetvete dhe një përvojë që nuk do ta harroj kurrë dhe e di që do ta kem përsëri. Unë jam ende në shok, trishtimi është i madh. Por e di që jam e fortë dhe e di që do të jem mirë.

E di gjithashtu se miliona gra në mbarë botën e kanë ndier këtë dhimbje dhe shumë më keq. Ndihem e lidhur me ata prej jush që njoh dhe ata prej jush që nuk i njoh. Është ndjenja më e keqe në botë”, u shpreh Jessie.