Sa bukur! Eni Vasili ndan me të gjithë momentet më të ëmbla me binjaket e saj!

Moderatorja shumë e dashur për publikun Eni Vasili është bërë një muaj më parë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë dy vajza binjake, të cilave ju vendosi emrat Nikol dhe Sofi.

Momentet më të bukura, të dokumentuara në fotografi i mblodhi të gjitha bashkë dhe i publikoi në Instagram ku dhe tregoi tortën ngjyrë rozë me emrat e vogëlusheve, këmbët dhe duart e tyre të vockla. Në këtë kolazh nuk kishte si të mungonte dhe një foto mjaft e ëmbël e moderatores me dy vogëlushet e saj.