Rudina Dembacaj përlotet nga letra e vajzës së Mark Frrokut, ky i fundit zbulon si ra në dashuri me të

Aktorja Rudina Dembacaj u surprizua sot nga partneri i saj Mark Frroku dhe një letër nga vajzat e tij teksa ajo ishte e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”.

Ishte vetë Marku, i cili njihet për dukjen e tij të rrallë në televizion, që tregoi se si njohja e tyre në fillim në mënyrë shoqërore u kthye më pas në një histori dashurie.

Mark Frroku: Banditja është kjo. Më ka vjedhur zemrën. Ne jemi takuar rastësisht në një vend në Lezhë. Shkëmbyem numrat dhe më pas u takuam në Tiranë. Unë e marr në telefon dhe i thash pini kafe ktej nga fshati ju.

Rudina Dembacaj: Unë thash se ku jeton.

Mark Frroku: Fillimisht ka qenë shumë shoqërore. Ishim shumë miq.

Rudina Dembacaj: Kemi qenë shumë miq dhe me thënë të drejtën nuk e refuzoja kur dilnim. Sa herë më thonte për kafe, unë pronto. Më tërhiqte që në fillim.

Mark Frroku: Super e këndshme nëpër tavolina dhe më pëlqente biseda e Rudinës. E thërrisja më thërriste, por më shumë e bëja unë. Por vinte, nuk përtonte.

Rudina Dembacaj: E papërtushme. Flutur moj flutur.

Rudina tregoi gjithashtu se lidhja me Markun është pritur me skepticizëm pasi ajo sapo kishte kaluar një divorc dhe si fillim edhe vajzave të Markut iu desh të përshtateshin me të.

Por duket se tani çdo gjë mes tyre shkon më se mirë, pasi vajza e madhe e tij kishte shkruar një letër për të, ku i thoshte aktores, e cila u përlot në studio, se ajo sjell gëzim kudo.