Ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor duke u tërhequr nga muzika.
Zaimina Vasjari duket se ka vendosur t’i përkushtohet punës në një profesion komplet ndryshe.
Ajo është punësuar në UKT. Në dokumentin e bërë publik, ajo figuron e punësuar si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.

Këngëtarja është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor, ndërsa vendimin mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi.
Rrjeti u “çmend”, por si reagoi Zaimina?
Pas publikimit të këtij lajmi që qarkulloi me shpejtësi ditën e djeshme, Zaimina reagoi duke postuar në Instagram një video nga jahti duke treguar se po i kalon pushimet në Shqipëri dhe për momentin nuk do të prononcohet për lajmet.

