Rritja e çmimit të karburantit, Rama: Qeveria do ndërhyjë me akt normativ brenda 48 orësh

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria ka vendosur të ndërhyjë përmes një akti normativ për të kontrolluar çmimin e karburantit në vend.

“Ne do të ndërhyjmë për të frenuar çdo tendencë spekulative me çmimin e naftës duke krijuar brenda 48 orësh me një akt normativ me fuqinë e ligjit në një kuadër veprimtarie të jashtëzakonshme një bord kombëtar të administrimit të karburantit ku furnizuesit e vendit do të jenë në bord me qeverinë për të bërë transparencë me çmimet, ku marzhi do përcaktohet në atë tavolinë dhe ku do flitet për të gjitha aspektet që nga grumbullimi, shfrytëzimi deri te pika fundore e shitjes deri në një moment të dytë sipas dinamikës së kësaj lufte. Nuk do lejojmë që në pikën e furnizmit të shfaqen çmime të pamiratuara më parë në bordin e administrimit të karburanti”, tha Rama.