Rrëzëllitëse në çdo detaj, ja veshja e Miranda Dupit që tërhoqi vëmendjen të gjithëve!

Stilistja Miranda Dupi ka shkëlqyer në puntatën përmbyllëse të formatit televiziv “Style Star”.

E kuruar deri ne detaje, me një fustan që rrezatonte i gjithi dhe me aksesorët e përzgjedhur me kujdes e të vendosur në kokë, Miranda padiskutim tërhoqi vëmendjen tonë.

Ajo kishte zgjedhur një make up natyral që i nxirrte në pak tiparet, siç mund ta shihni edhe në fotot më poshtë.

E cilësuar si një ndër stilistet më të mira në Shqipëri e jo vetëm, puna e saj artistike tashmë flet vetë, teksa ka kuruar dhe është përkujdesur për paraqitjen sa më dinjitoze të personazheve më të njohur në Shqipëri.