Rrahu gruan në sy të fëmijëve në supermarket, artistët shqiptarë alarmohen dhe si kurrë më parë bashkohen për t’i publikuar kudo foton e ‘’dhunuesit’’

Një video tronditëse ku një burrë sulmon fizikisht një grua, e kapur nga kamerat e sigurisë në një supermarket në Prishtinë është bërë virale që nga mbrëmë.

Nga pamjet e publikuara, ai shfaqet me një karrocë që përplaset me atë të një gruaje e cila kalon në anë të tij.

Në atë moment mes të dyve nis një konflikt fillimisht verbal që përshkallëzohet në përdorimin e dhunës nga ana e të arrestuarit tanimë nga policia.

Për ngjarjen që tronditi opinionin, reagimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta duke përfshirë edhe artistët e famshëm shqiptarë.

Vesa Luma, Robert Berisha, Kejvina Kthella, Lindita Halimi, Alban Ramosaj, Arbenita Ismajli, Kiara Tit, Lluni, Nushi – janë vetëm disa nga yjet që shprehën mllefin përmes postimeve që kanë shpërndarë në InstaStory.