Rrahja për vdekje e Egli Progës, qytetarët thirrje për marshim, zbulohet data dhe ora

Rrahja për vdekje e Egli Progës dhe fshehja e ngjarjes nga ana e policisë ka sjellë një indinjatë të madhe tek qytetarët shqiptarë.

Në qeli për ngjarjen e rëndë është Denis Meçe ndërsa 3 personat e tjerë Voltan Shulku, Arian Manellari e Leonidha Guce janë me detyrim paraqitje detyrim paraqitje.

Në rrjetet sociale është bërë thirrje për protestë, në datën 19 gusht në orën 19:30.

“Drejtësi për Eglin. Marshim nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, kundër gangove me pushtet për jetën, për sigurinë, për drejtësinë”, thuhet në posterin që është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.