Artistja e njohur, Rovena Stefa, ka treguar një histori në tragjedinë e luftës civile të ’97-ës.
Ajo iu ka treguar banorëve se si bandat në Elbasan kishin dal të rrëmbejnë gocat, e që ‘viktimë’ e tyre ngeli një shoqe e saj.
“Ne ishim 16-17 vjeçe. Ecnim me frikë deri shkonim tek kalaja, aty unë kisha tezen time. Nuk e harroj asnjëherë atë frikë që dëshironin të na rrëmbenin, dhe njërën nga shoqen tonë e kanë rrëmbyer”, tha ajo.
Artistja tutje theksoi: “Ajo më vonë u lajmërua në Itali. U shpëtua nga murgeshat dhe pas një viti shfrytëzimi të saj në Itali arriti të denoncojë gjithë grupin dhe të shpëtoj”.