Ronela na fal, por Young Zerka po bën tifo për një tjetër këngëtar këtë vit në FiK60!

Ronela Hajati është një nga pjesëmarrëset e Festivalit të Këngës në RTSH, madje edhe pretendente për të qenë fituesja.

Këngëtarja u prezantua me këngën “Sekret” duke ndezur Pallatin e Kongreseve me performancën e saj dhe publiku e ktheu disa herë në skenë me duartrokitje e brohorima.

Në festivale të tilla dhe vipat kanë të preferuarit e tyre që i suportojnë. Ai që befasoi ndjekësit është ish i dashuri i këngëtares Zerka.

Me një postim në rrjete sociale ai ka treguar të preferuarin e tij në këtë garë dhe nuk është Ronela. Zerka mbështet Kastro Zizon.