Ronela hedh akuza, thotë se ka disa emra shqiptarësh si ‘Diddy’

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, mori vëmendjen e të gjithëve me një nga postimet e fundit.

Ajo hodhi akuza të rënda për disa këngëtarë shqiptarë, ndonëse nuk zbuloi emra.

Artistja në një postim të shpërndarë në InstaStory tha se ka disa emra që ngjasojnë me rastin e Sean ‘Diddy’ Combs.

“I kam ca emra shqiposh, sinonim të atyre të P. Diddy-t”, u shpreh ajo – shoqëruar postimin me një selfie me buzëqeshje ironike.

Reperi u përfshi së fundmi në një skandal të madh duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve e po ashtu edhe autoriteteve në ShBA.

Combs akuzohet se ka nxitur viktimat femra dhe punonjëset në ahengje të droguara dhe disaditore.

Një ish-truproje ka pohuar gjithashtu se reperi i akuzuar mbante kasetat e stilit të Jeffrey Epstein të festave të tij ‘të çuditshme’.