Aleksia Peleshi u rikthye në Instagram ditën e sotme dhe bëri “zhurmë” menjëherë.
Bukuroshja ishte “zhdukur” nga Instagrami menjëherë pas një interviste ku kishte folur për lidhjen e saj me Romeo Veshajn.

Ditë më parë ky i fundit përmes një letre që i dërgoi vëllaut në BBV shprehu publikisht simpatinë për Beniadën.
Kjo në media u përfol si arsye për krisje në lidhjen e tij me Aleksian.
Ndërkohë në foton me të cilën u rikthye sot ajo duket se zbuloi si qëndron raporti mes tyre duke shkruar “Complicated”.
Por veç kësaj ra në sy edhe një shkëmbim komentesh me një ndjekës që i ofendoi Romeon.
“Kështu është kur lidhesh me rro*** që supozohet që bëjnë humor dhe s’më kanë bërë asnjëherë për të qeshur, se pp na bëje dhe deklarata të forta: Unë e dua, unë jap jetën”, shkruan komentuesi, që Aleksia nuk e ka lënë pa përgjigje, duke mbrojtur publikisht Romeon.

“Ti çfarë bën me jeten pervec se paraziton neper instagram me adresa fallco? Ju qe s’keni asnje pike vlere vete jeni te paret per te gjykuar te tjeret. Mbusheni jeten me gjera me produktive, shikoni te beni ndonje pune vete se nuk ju jep buke te gjykuarit punen e tjetrit”, shkruan Aleksia.
Ndërsa më pas shton se nuk preket aspak nga komentet e tilla, thjesht i vjen keq për injorancën.
“Fol me adresen tende pra meqe nuk trembesh. Nuk kam pse prekem fare une, thjesht me vjen gjynah per injorancen tende. Nuk kam bere asnje gabim. Shko bej gjysmen e perpjekjeve dhe punes se personave qe gjykon, pastaj flasim prape. Vemje”, shkruan Aleksia.


