Noizy dhe Elgit Doda bashkëpunuan për herë të parë në 2015-ën për këngën “Vetëm ti je”, me të cilën u prezantuan në Top Fest. Një vit më vonë, dyshja publikoi një tjetër hit në verë, “Pa mu”.
Mesa duket artistët janë kthyer “pas” në kohë, pasi do të sjellin një tjetër projekt muzikor sëbashku dhe dihet që do jetë një sukses i tretë i përbashkët për ta.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Elgiti përmes një postimi në InstaStory, ku shihet Noizy nga studioja muzikore. “Another one ft Noizy”, ka shkruar ai krahas fotos. /Afterparty.al


