Noizy është një nga reperët më të mirë në Shqipëri, fama e të cilit ka tejkaluar edhe kufijtë e vendit tonë falë bashkëpunimeve të suksesshme. Edhe në Youtube artisti numëron qindra miliona klikime me videoklipet e këngëve të tij.
Duket se një tjetër super hit i reperit ështl “rrugës”. Noizy ka paralajmëruar “namin” të premten me publikimin e këngës së re.
“Të premten do merrni mësim nga pedagogu,” shkruan reperi në një postim në Instagram teksa ka ndarë dhe një pjesë të shkurtër nga videoklipi i ri.
Kujtojmë se projekti i fundit i Noizyt është “1 herë e mirë” ose siç e cilëson ai “vaksina”, i lançuar para 3 muajsh.
View this post on Instagram
