Një lajm i mirë për fansat e “Emily in Paris”, pasi seriali po vjen jo me një, por dy sezone të reja.
Seriali i krijuar nga Darren Star u rikthye për sezonin e tij të dytë më 22 dhjetor 2022, shkruan Living.
Tani në këtë sezon aktorja Lily Collins rikthehet si protagoniste ndërsa tashmë është publikuar traileri i plotë.
Kryepersonazhi, Emily Cooper, vazhdon të punojë në punën e saj të ëndrrave në kompaninë franceze të marketingut.
Por, tani ajo e gjen veten në një udhëkryq, duke zgjedhur mes partnerëve romantikë dhe mundësive profesionale.
Krahas aktores Lily Collins, në sezonin e tretë të serialit hit rikthehen edhe aktorët tjerë, Philippine Leroy-Beaulieu, Lucas Bravo, Ashley Park, Camille Razat, Samuel Arnold, Bruno Gouery, William Abadie dhe Lucien Laviscount.
Seriali pati kritika të përziera kur u shfaq fillimisht në platformë,madje shumë e cilësuan si një serial limonatë që nuk sjell më të mirën e Parisit. Megjithatë Emily dhe aventurat e saj në kryeqytetin francez kanë fansat e vet.