Rihanna, Kate Moss dhe Demi Moore shfaqen pothuajse nudo, ja fotot e hershme që po bëjnë xhiron e rrjetit!

Fotografja e njohur Ellen von Unwerth ka zbuluar një ekspozitë të re që përmban fotografi jashtëzakonisht provokuese të yjeve si Rihanna, Kate Moss dhe Demi Moore duke pozuar pothuajse nudo.

Fotografja gjermane – e cila ka fotografuar për revista si “Vogue”, “Vanity Fair”, “Playboy”, “ID” dhe “The Face” ndër të tjera gjatë viteve, po shfaq koleksionin, të quajtur “The Provocateur”, në Galerinë Staley-Wise në New York.

Imazhet e zjarrta, shumica e të cilave ‘nuk janë parë kurrë më parë’, janë realizuar gjatë karrierës së saj prej dekadash dhe shfaqin një mori fytyrash të famshme që shfaqin figurat e tyre mahnitëse, shkruan DailyMail.