Ribashkohet grupi ikonik, Samanta Jones e “Sex and the City” vjen me një super lajm për fansat

Kim Cattrall ka konfirmuar se do ta përsërit rolin e mirënjohur të Samantha Jones në sezonin e dytë të “And Just Like That”.

Aktorja u tërhoq nga roli pas filmit “Sex and the City 2”, për shkak të – siç është spekuluar – mosmarrëveshjeve me Sarah Jessica Parker duke refuzuar që të luante edhe në serialin ‘spin-off’ të HBO Max.

Megjithatë, ajo tash ka ndërruar mendje dhe do të paraqitet shkurt në pjesën më të vonshme të sezonit të dytë.

Sipas një njoftimi nga Variety, Cattrall do ta luajë rolin e Samantha Jones, duke ribashkuar grupin ikonik të shoqeve nga seriali i famshëm televiziv, “Sex and the City”.