Ribashkim mes Kim dhe Kanye?! Detaji që nxori “zbuluar” reperin…

Pas gati shtatë vitesh lidhje, Kim Kardashian dhe Kanye West i dhanë fund romancës së tyre. Çifti i famshëm u divorcua më 19 Shkurt të këtij viti, sipas raportimeve të mediave të huaja, që shtuan se ndarja e tyre ishte paqësore.

Ndërkohë që u përfol se dyshja komunikon me njëri-tjerin vetëm për çështje pune dhe kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre, duket se ka ende shpresa për një ribashkim të tyre.

Këtë e ka konfirmuar vetë reperi 43 vjeçar, “padashje”. Miku i tij DJ Khaled e ka nxjerrë zbuluar përmes një story në Instagram.Ai ka treguar në foton e publikuar në rrjetin social se Kanye ende e mban unazën e martesës, që do të thotë se ai ende nuk ka hequr dorë nga ylli i reality show.

Lart e poshtë qarkullon versioni se Kim ka kërkuar e para ndarjen nga reperi.Së fundmi, burimet pranë yllit të hip-hopit kanë treguar se ai është mërzitur nga lajmet që thomë se ishte Kim Kardashian ajo që kërkoi së pari ndarjen e tyre.Thuhet se reperi, i cili iu përgjigj kërkesës për divorc “është jashtëzakonisht i bezdisur që historia po paraqitet sikur ajo do të divorcohet”.